Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe mallrave, duke e kaluar atë për votim në parlament. Lajmi u njoftua nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, e cila u shpreh ndër të tjera, se marrëveshja u firmos në mbledhjen e dy qeverive mbajtur në Shqipëri.

“Miratuam projekt ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, sot kjo marrëveshje shkon në parlament për të gjithë procesin e ratifikimit dhe do të lehtësojë më tutje marrëdhënien e ndërsjelltë mes dy vendeve tona, duke njohur të gjithë licensat e të gjithë agjencisve doganore në kufi, duke unifikuar kontrollet doganore të të dyja vendeve për procedurat doganore.

Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur afatin dhe kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon celjen e pikës doganore të kosovës në portin e Durrësit, por i hapet rrugë të tjerave pika doganore të Kosovës në Shqipëri.” u shpreh Ibrahimaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: