Leicester City-Chelsea do të jetë finalja e këtij viti në FA Cup. ‘Dhelprat’ kanë fituar minimalisht 1-0 ndaj Southampton në gjysmëfinale me golin e Iheanacho.

Po ashtu edhe Chelsea dy ditë më parë fitoi minimalisht 1-0 ndaj Manchester City duke kapur finalen.

Tashmë Chelsea dhe Leicester do të përplasen në finalen e 15 majit në Wembley. Londinezët nuk e fitojnë trofeun prej 9 vitesh, teksa dy herët e fundit që kanë arritur finalen janë mposhtur 2-1 nga Arsenali.

Për Leicester ndërkohë është historike pasi nuk ka arritur në finalen e FA Cup që prej vitit 1969, ndërkohë që nuk e ka fituar asnjëherë trofeun e dytë më të rëndësishëm në Angli, edhe pse ka arritur në historinë e saj 4 herë në finale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb