“Është gjithnjë kështu”! Me këto fjalë Lukas Leiva i është drejtuar Xhorxho Kielinit në minutën e 87-të të ndeshjes Lacio-Juventus, pas penalltisë që iu akordua bardhezinjve nga arbitri Guida. Për të dëshmuar shfryrjen e kapitenit bardhekaltër, qarkullon një video e cila po bëhet virale në rrjetet sociale dhe që ka mbërthyer protagonistët menjëherë pas penalltisë së akorduar pas faullit të Luliç ndaj Kanselos, që më pas u shndërrua në gol nga Kristiano Ronaldo.

Një gol i rëndësishëm ai i portugezit, që i lejon Juves së Alegrit për të fituar një ndeshje të rëndësishme dhe për të shkuar në +11 nga Napoli i vendit të dytë. Nuk kishte çtë bënte asgjë në fakt Lacio, e cila zhvilloje një ndeshje vërtet të mirë, por bardhezinjtë përmbysën shpejt me dy gola, ndërsa faulli që Leiva shfryn, qëndron i tëri dhe ishte penallti për torinezët.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb