Komiteti Teknik i Ekspertë vendosi që tifozët do të rikthehen në stadiume vetëm pas 1 korrikut, me një numër të redaktuar prej 30% të kapacitetit të stadiumit. Ky ishte një vendim që la një shije të hidhur tek FSHF dhe jo vetëm pasi dëshironin që të paktën finalja e Kupës së Shqipërisë të luhej me tifozë.

Finalja
Finalja

“BalkanWeb” ka mësuar se MSH ka vendosur ti jap një leje të posaçme FSHF-ës që kjo sfidë, Vllaznia-Skënderbeu të luhet me tifozë. Rreth një mijë të tillë do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur “live” finalen e Kupës së Shqipërisë, në rrethena të tilla, pavarësisht numrit të ulët, ky mbetet një sinjal pozitiv.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: