Emisioni investigativ, “Vetting” në News24 ka zbardhur disa fakte të panjohura për publikun për licencat e firmosura nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjikes, Belinda Balluku, të cilat sipas raporti të KLSH, por edhe ekspertëve janë dhënë me shkelje procedurale, por edhe në konflikt të dyshuar interesi. Vetting hedh dritë mbi kompanitë që kanë përfituar nga firmat e Ballukut, lidhja e tyre me ministren, si dhe shkeljet që janë zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

EMISIONI VETTING

*****

Por si mund të ishte diçka e tillë e realizueshme?!

Ministrja Belinda Balluku nuk është mjaftuar vetëm me “diellin” që e ka “shpërndarë” duke thyer shumë nga rregullat, por ka përzgjedhur edhe se kujt ia dhuron këtë mundësi pasurimi. Shqipëria ndërkohë është edhe një oaz pasurish dhe mundësish për parqet eolike, të cilët monetizojnë erën. Të paktën 10 leje janë dhënë për ndërtimin e parqeve eolike, gjysma e të cilave gjenden pranë Zonave të Mbrojtura.

Por cilat janë këto kompani?!

Cili është ai person që ka marre  nga lejet në fjalë? Kush qenka ky aksioner që administron tashmë 2 nga parqet eolike që do ndërtohen pranë Karaburunit dhe parkut arkeologjik të Amantias?

Në mbledhjet e Këshillit të Ministrave të vitit 2023,  të drejtuara nga zv.kryeministrja Belinda Balluku janë miratuar leje ndërtimi për centrale eolike, përkatësisht për Realdo Mansakun. Theksojmë se Mansaku është aksioner në kompanitë RENEVV POVVER ALBANIA dhe Suntech Povver.

Përmes investimit të kompanisë “Renevv Povver Albania” nëpërmjet këtyre projekteve është parashikuar të preket edhe Parku Arkeologjik i Amantias  nën rrënojat e të cilit ndodhet qytetërimi më i lashtë ilir dhe njihet botërisht si një ndër asetet më të shkëlqyera të arkeologjisë shqiptare.

Por çfarë e lidh Realdo Mansakun me Ministren Belinda Balluku?

Më herët emisioni “Vetting” ka dëshmuar për konfliktet e mundshme të interesit për Rrugën e Arbrit, ku kompania “GR ALBANIA”, në vitin 2022 kishte fituar shtesën për mbikëqyrjen e kompanisë koncesionare të Rrugës së Arbrit nga Ministria e Infrastrukturës.

Në këtë kompani rezulton aksioner Realdo Mansaku së bashku me Gentjan Filaj. Por në vitin 2021, kjo kompani do të bëhej pjesë e kontratës koncesionare për ndërtim hidrocentrali tek kompania “GRABOVA HIDROPOVVER”. Në këtë kompani rezulton aksioner dhe GR ALBANIA, e cila mbikëqyr kompaninë, me të cilën është duke ndërtuar një hidrocentral.

KLSH nga ana tjetër ka zbuluar edhe një tjetër skandal të krijuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes. Audituesit evidentojnë se në raport, grupi i punës  nuk është shprehur qartësisht se kjo zonë është e mbrojtur si park natyror kombëtar. Ndërkohë që kjo është e njohur historikisht si e tillë.

Sipas KLSH – së: “Në çdo rast të mëtejshëm, kur bëhet fjalë për projekte, në të cilat zona është e identifikuar dhe nuk zgjidhet nga subjekti privat, grupet e punës për identifikimin e zonave duhet të marrin parasysh të gjitha risqet e ndërtimit të projekteve, me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme, si dhe të garantohet përfundimi me sukses i projekteve.”

Situata bëhet edhe më alarmante kur KLSH vendos theksin e riskut, prej ankimimit në Arbitrazh duke krijuar potencialisht dëm të madh financiar në buxhet të shtetit.  Ndërkohë, më 10 nëntor 2018, qeveria shqiptare shpalli fituesin që do të ndërtonte parkun e parë fotovoltaik në vend, atë të Akërnisë dhe bëhej fjalë për konsorciumin India Povver Corporation LTd. Por dy vite më pas, kontrata me këtë konsorcium nuk u nënshkrua asnjëherë dhe për këtë nënshkrim nuk është dhënë asnjë sqarim institucional.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb