Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga ish-kryeinspektorin e IMT dhe një inspektor të këtij institucioni.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije, se dy punonjësit akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Po ashtu, bëhet e ditur se në komisariat janë shoqëruar edhe 5 zyrtarë të Bashkisë së Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet se këta persona kanë lejuar të ndërtohet një objekt pa leje. Arrestimi, është bërë me urdhër të Prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: