Ditën e sotme zhvillohet protesta e 52-të kundër kryeministrit Edi Rama, me qytetarët që vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike.

Prej më shumë se shtatë javësh, protesta ka vijuar pa ndërprerje, me një kërkesë të përsëritur nga organizatorët dhe pjesëmarrësit: ndryshim politik dhe përgjegjësi institucionale.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, nën thirrjet “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet” dhe “PD-PS këlyshë komunistësh”.

Protesta e sotme vjen pas 52 ditësh rezistencë qytetare, ku pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes, duke kërkuar luftë kundër korrupsionit, ndryshim të sistemit politik dhe një klasë të re përfaqësimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: