Nuk do të jetë Interi në të ardhmen e Lionel Mesit dhe as një rikthim në Argjentinë te Njuells Old Bojs. Pas disa ditë me ëndrra të mbushura për tifozët e dy ekipeve në fjalë, vjen përgënjeshtrimi nga vetë “Pleshti”, që sqaron pozicionin e tij: “Janë vetëm fake news”.

Mesi Lajm
Mesi Lajm

Ka shfrytëzuar një postim në Instagram ylli i Barcelonës dhe Kombëtares së Argjentinës për të përgënjeshtruar kategorikisht zhurmën që e çonin sa tek Interi (bashkë me Tiago Alkantarën) në sezonin tjetër të merkatos, por edhe lajmin tjetër se ka paguar lirinë me kusht për të nxjerrë nga biruca Ronaldinjon, i arrestuar së fundmi në Paragauaji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb