Kombëtarja i ka dhënë një leksion Francës, që priste kthesën pas humbjes me Belgjikën. Kuqezinjtë kanë
kontrolluar lojën, edhe pse kundërshtarët e mbajtën më shumë topin. Futbollistët shqiptarë arritën të godisnin më shumë portën e Hugo Lorisit, duke shënuar në minutën e 44-rt me Ergys Kaçen. Goditja e tij nga 20 metra largësi ka qenë e pakapshme nga kapiteni i “gjelave”. Mesfushori shtatshkurtër ka spikatur ndaj Francës.

Për shtypin sportiv francez ai ka qenë më i miri në fushë. Nota e tij është 7, ashtu si e Etrit Berishës, që ka qenë shpëtimtar në disa raste. Lorik Cana, Ermir Lenjani, Odise Roshi dhe Ledian Memushaj kanë marrë notën 6 nga gazeta “L’Equipe”. Vlerësime të dobëta për francezët, që mund të ndëshkoheshin më rëndë nëse Mamadou Sakho dhe Hugo Lloris nuk do të ishin të vëmendshëm. Notat e francezëve janë nga 3 deri te 5-sa.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb