Etrit Berisha ishte një nga më të mirët në fushë ndaj Napolit, në suksesin minimal 0-1 të Empolit në transfertë. Portieri shqiptar bëri disa pritje fantastike, duke e mbajtur portën të paprekur ndaj yjeve të kampionëve të Italisë.

“Nota pas ndeshjes nuk ka rëndësi, e rëndësishme është të ndalosh gjuajtjet. Kishim nevojë për një paraqitje të tillë dhe ishte e rëndësishme ndaj një skuadre të madhe. Unë mundohem gjithmonë të tregohem i gatshëm dhe të ndihmoj sa më shumë të jetë e mundur skuadrën. Të gjithë portierët kanë ulje e ngritje, por besimi i trajnerit është i rëndësishëm.

Kam kaluar një periudhë të vështirë, por i përket të kaluarës dhe tani dua vetëm të siguroj mbijetesën e Empolit.

Pritja e dyfishtë ndaj Kvara dhe Lindstrom? Dy pritje të rëndësishme por ajo ndaj Lindstrom ishte më shumë pasi nuk e pashë të nisej topin.

Trajneri Andreazzoli? E njeh skuadrën, është person që të jep këshilla të vlefshme dhe ia del që të na dhurojë gjithmonë qetësi të madhe. Me kaq të rinj, ndoshta e kemi pak ndrojtje, por ai arrin të na bëjë të ndjehemi të qetë sa herë që flet” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb