“Të bjerë shi apo breshër, Mbape nuk lëviz. Ai është një dëshirë e emirit”, raporton “L’Equipe” një burim pranë pronarëve të kampionëve të Francës, Paris Sën Zhërmenit. Epidemia e koronavirusit e ka bërë edhe më të vështirë gjendjen financiare të pretendentëve për të bërë një përpjekje.

Mbape është blerë nga Paris Sën Zhërmeni për shifrën e 180 milionë eurove dhe ka një kontratë, e cila i përfundon në vitin 2022. Reali i Madridit ka qenë shpesh i përfolur për të ardhmen e sulmuesit francez dhe klubi i vetëm në gjendje për të paguar kartonin e tij, por duket se pas këtyre fjalëve do t’i duhet të presë të paktën dhe për një vit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: