Ish- zv,kryeministri i PD, Genc Pollo ka thënë se nuk u përket qeveritarëvë në Tiranë çështje e liberalizimit të vizave në Kosovë.

Sipas Pollos, letra e 42 eurodeputetëve ishte gjesti i duhur politik për heqjen e vizave të BE për Kosovën, por qeveritarët në Shqipëri sipas tij, duhet të kishin marrë shembull nga Prishtina dhe mos shtonin kushtet europiane nga 5 në 15 sot.

Ai gjithashtu kujton se qeveritarët e sotëm, ishin opozita e djeshme kur kontribuar për të përhapur panik tek socialistët europianë që heqja e vizave me Shqipërinë do të kishte dyndje popullore si në 1991. Pollo thotë se deri në 2014 nuk pati dyndje, por pas këtij viti, dyndja nuk po pushon.

 

STATUSI NGA GENC POLLO

Është e vërtetë qe Kosova i ka përmbushur me kohë kushtet për liberalizimin e vizave. Siç është e njohur që disa shtete antare të BE ende nuk kanë dhënë pëlqimin duke vonuar kështu vendimmarrjen. Prandaj apeli i eurodeputetëve është gjesti politik i duhur. Vetëm të mos harrojmë se ky është vendim i politikanëve udhëheqës në BE dhe vetëm i atyre. Nuk është çeshtje e qeveritarëve në Tiranë; këta të fundit mund të ishin frymëzuar nga Prishtina dhe mund të mos i kishin shtuar kushtet europiane nga 5 në 9 e së fundi në 15. Qeveritarët e sotëm ishin opozitarët e djeshëm kur shqiptarët morën liberalizimin e vizave në Zonën Schengen (2011).

Kontributi” i tyre asokohe ishte përhapja e panikut tek socialistët europianë e tek ca të tjerë se po të hiqeshin vizat do të kishte dyndje popullore si në 1991. Vizat u hoqën e dyndje nuk pati; deri në vitin 2014 kur dyndja filloi e nuk po pushon. Kaq mjafton për të bërë dallimin; pa qenë nevoja të kujtojmë si e përdorën ata Grizeldën e Roshit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb