10 vite kishte B.Dortmund që nuk fitonte në Mynih, suksesi i pastër 0-2 përballë Bayern largon këto të fundit përfundimisht nga gara në Bundesligë. Nuk ka më dyshime mbi këtë trajneri Tuchel:

“A është mbyllur gara për titull? Po, përfundimisht po. Urime Bayer Leverkusen për titullin”, u shpreh Tuchel pas humbjes kundër Dortmund. Në Leverkusen, tifozët kishin shumë arsye për të festuar këtë fundjave. Fitorja me përmbysje 2-1 përballë Hoffenheim e dërgoi në 13 pikë diferencën me Bayern Munich. Ky nuk ishte lajmi i vetëm pozitiv.

Pak ditë më parë, Xabi Alonso, trajneri më i kërkuar në Evropë, konfirmoi se do të  qëndrojë në krye të Leverkusen edhe sezonin e ardhshëm. Së bashku me Alonson do të qëndrojë edhe Florian Wirtz. Talenti gjerman po zhvillon një sezon fantastik ku me 7 gola dhe 10 asiste ka udhëhequr Bayer Leverkusen drejt titullit, por në të njëjtën kohë ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Fernado Carro, drejtori i Bayer Leverkusen, konfirmoi se me 100%, Wirtz do të qëndrojë te Leverkusen edhe sezonin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb