KOSOVA

Lëvizja Vetëvendosje pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të bëjë një peticion sot në sheshin ”Nënë Tereza” të Prishtinës në Kosovë për zgjedhje të reja.

Sot në 18:00 do të mblidhen firmat teksa nesër Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re me mandatar nga LDK dhe kryeministër Avdullah Hotin.

Vetëvendosja kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur të padrejtë dhe gjyqtarët të kapur por sot mund të jetë dita e fundit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në qeveri.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb