Asambleja e Partisë Socialiste e Shqipërisë ka miratuar këtë të shtunë një sërë ndryshimesh në drejtimin politik në qarqe dhe në strukturat e saj në Tiranë, fazë kjo parapërgatitore për zgjedhjet e ardhshme vendore, ato të pranverës së 2027.

Sipas vendimeve të marra, Eduard Shalsi largohet nga drejtimi politik i Kukësit dhe do të angazhohet te njësia 11 në Tiranë. Ndërkohë, Damian Gjiknuri do të marrë drejtimin e njësisë 4 së bashku me Blerina Gjylametin.

Po ashtu, tre figura të njohura të PS-së, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe, janë caktuar në Njësinë Nr. 5 në Tiranë.

Një tjetër emër i rëndësishëm, Elisa Spiropali, do të drejtojë njësinë 13  në Tiranë.

Ogerta Manastirliu, krahas drejtuese politike për Bashkinë e Tiranës do të mbulojë edhe një Njësi konkrete, atë 9-të, bashkë me zv/ministrin e Shëndetësisë, Oltjon Muzaka.

Shpërndarja e deputetëve për Tiranën
Njësia 1- Lindita Nikolla
Njësia 3- Iris Luarasi dhe Edona Bilali
Njësia 4- Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti
Njësia 5- Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj
Njësia 6- Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino
Njësia 7- Sofan Jaupaj, Enkelejd Musabelliu
Njësia 8- Igli Hasani, Vilma Premti
Njësia 9- Ogerta Manastirliu, Olti Muzaka
Njësia 10- Besfort Lamallari
Njësia 11- Eduard Shalsi
Njësia 13- Elisa Spiropali dhe Anila Denaj

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb