Policia në Tiranë ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në makinë. 50-vjeçari rezulton i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.

Në pranga për armëmbajtje pa leje ra shtetasi Ervis Gaçaj. Ndërsa, është arrestuar edhe M.D për moskallëzim krimi.

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje nga Forca e Posaçme “Shigjeta” si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në planin e masave, për goditjen e paligjshmërisë në çdo fushë të saj.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shigjeta” dhe Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Again”  .

Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në automjet, vihet në pranga 50-vjeçari.

50-vjeçari, i dënuar disa herë për armëmbajtje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.

Në pranga bie dhe drejtuesi i automjetit për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit, lënda narkotike si dhe automjeti.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në planin e masave si dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin M. D. dhe pasagjer shtetasin E. G.  Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.G, sherbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.G, 50 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe M.D, 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: