Policia e Shijakut ka vënë në pranga një të ri me akuzën për armëmbajtje pa leje.

Sipas të dhenave zyrtare, është vënë në pranga 21-vjeçari Geri Metaj, i cili është evidentuar nga policia teksa lëvizte me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale policia e Shijakut ka sekuestruar një pistoletë TT, model 54 dhe 14 fishekë. Metaj u arrestua në fshatin Sallmone të Shijakut gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb