Policia e Elbasanit pasditen e se premtes ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet “Lamborghini” me vlerë rreth 200 mijë euro.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se mjeti është i regjistruar në emrin e një 36-vjecari me iniciale A.Ll, teksa sekuestrimi sipas burimeve të policisë është bërë bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Lambo
Lambo

Për të riun janë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur hetimi pasuror.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb