Fill pasi në krye të Barcelonës u ul Xavi, në media qarkullojnë emra pafund në lidhje me merkaton në hyrje të klubit blaugrana. Ajo që bie më shumë në sy është fakti, dëshira e trajnerit, për të pasur një “bomber” në dispozicion për sezonin e ri.

Emrat në lidhje me këtë objektiv kanë qenë të shumtë, duke nisur nga Lewandowski, Haaland apo Dybala. Ndryshe nga se flitet në media, drejtori sportiv i Barcelonës ka një tjetër skenar:

Auba
Auba

“Jemi shumë të kënaqur me rendimentin e Aubameyang. Do të jetë ai numri 9 i Barcelonës për sezonin e ri”, u shpreh Alemany.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb