Ku ka zë, nuk është pa gjë. Duket se kjo shprehje i shkon përshtat Robert Lewandowskit dhe thashethemeve të fundit rreth një largimi të mundshëm nga Bayerni. Drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamdizic ka thënë për mediet se është e vërtetë që polaku dëshiron largimin nga skuadra, por klubi do bëjë përpjekjet e saj për ta mbajtur në Mynih.

 

“Fola me Lewandowskin. Gjatë bisedës sonë ai më konfirmojë se dëshiron të largohet nga klubi.

Është në kërkim të një eksperiencë të re jashtë Gjermanisë.Pozicioni ynë nuk ndryshon.Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ne duam që ai ta respektojë atë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb