Ekipi i Formula 1, Mercedes njoftoi se piloti britanik Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën deri në fund të sezonit 2023.

Sipas një deklarate në faqen e internetit të Mercedesit, kampioni i ekipeve dhe pilotëve në shtatë vitet e fundit, thuhet se është nënshkruar një kontratë e re dy vjeçare me pilotin 36-vjeçar, kontrata e të cilit përfundonte në fund të vitit 2021.

Hamilton ka fituar 7 tituj kampion bote, titullin e parë kampion në F1 e fitoi në vitin 2008 kur garonte për McLaren. Ndërsa tek Mercedes ai u transferua në vitin 2013.  Gjithashtu ai ka fituar 77 herë vendin e parë në gara duke u bërë një nga sportistët më të rëndësishëm në historinë e formula 1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb