Në kuadër të operacionit “Burkan Al-Ghadab” që zhvillohet nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) e cila ka legjitimitet nga OKB-ja, kanë bombarduar 11 pozicione të milicëve të Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.

Në një deklaratë me shkrim nga qendra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab”, bëhet e ditur se nëpërmjet këtyre bombardimeve po jepet kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa të kryera dje ndaj pjesës jugore të kryeqytetit Tripoli dhe ndaj aeroportit Mitiga i cili është dera e vetme që hapet jashtë për Tripolin.

“Forcat e GNA-së zhvilluan një operacion ndaj 11 pozicioneve ku ishin të pozicionuar milicët mercenarë të Haftarit. Operacioni është kryer me kundërpërgjigje të shumëfishtë ndaj sulmeve me raketa të kryera ndaj aeroportit Mitiga dhe ndaj vendbanimeve civile në pjesën jugore të kryeqytetit Tripoli”, thuhet në deklaratë.

Milicët e Haftarit dje lëshuan mbi 60 raketa në kryeqytetin Tripoli, 25 prej të cilave ndaj aeroportit Mitiga.

Ministri i Brendshëm i GNA-së, Fathi Bashagha në një program televiziv tha se “Do të godasim të gjitha pozicionet e Haftarit në jug të Tripolit”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb