Qeveria e Pajtimi Kombëtar (GNA) të Libisë njoftoi se milicët e liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit Khalifa Haftar kanë kryer sulme intensive në rajonin Abu Qurain të Misrata-s.

Zëdhënësi i operacionit “Burkan el-Gadab” i forcave të GNA-së me legjitimitet ndërkombëtar në Libi, Abdul Malik al-Medeni në një deklaratë me shkrim tha se milicët e Haftarit pavarësisht thirrjeve në Berlin për armëpushim, kanë kryer sulme intensive ndaj rajonit Abu Qurain i cili ndodhet rreth 140 kilometra nga Misrata.

Ai tha se në rajonin Abu Qurain po vazhdojnë konflikte të ashpra.

Në një deklaratë për AA, Al-Medeni tha se Abu Quarin ndodhet ende nën kontrollin e tyre por se në territoret e vedbanimeve civile po hidhen pa kriter predha të mortajave.

Kryeqyteti libian, Tripoli është bërë objektiv i sulmeve nga milicët e Haftarit që nga 4 prilli 2019 e deri më tani. Forcat e Haftarit gjatë javës vazhduan sulmet e tyre pavarësisht thirrjeve për armëpushim më 19 janar në Konferencën e Berlinit në Gjermani.

Gjithashtu milicët e Haftarit goditën me raketa “Grad” edhe aeroportin “Mitiga” i cili është dera e vetme e kryeqytetit që hapet për botën. Në sulme janë goditur vendbanimet civile dhe një spital, ku si pasojë humbën jetën 1 civil ndërsa 5 të tjerë u plagosën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb