Udhëheqësit e G7 do organizojnë një takim urgjent të samitit ditën e sotme në përgjigje të shpërthimit në Poloni , tha agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar një burim të qeverisë japoneze.

Ai do të zhvillohet në Bali në Indonezi , ku samiti i G20 tashmë është duke u zhvilluar.

Kjo do të thotë se krerët e qeverive nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar do të diskutojnë incidentin dhe pasojat e mundshme. Të gjithë ata janë anëtarë të NATO-s, përveç Japonisë.

Reuters ka thënë se takimi i Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të planifikuar për të njëjtën ditë është pezulluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb