Një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar në Greqi. Mësohet se ka rënë në pranga 32-vjeçari shqiptar, i cili ndodhej në kërkim prej dhjetorit të vitit 2011, pas një vrasjeje të kryer në fshatin Laliot të Korinthit.

I riu shqiptar, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij, kishin hyrë në banesën e një të moshuari, me qëllim grabitjen e tij. Pjesëtarët e bandës e kishin goditur egërsisht të moshuarin, duke e lidhur dhe duke e lënë të vdekur në dhomën e tij.

Të njëjtët autorë kishin hyrë edhe në banesën e vëllait të viktimës, duke e grabitur në po të njëjtën mënyrë makabre. Nga hetimet është zbuluar se anëtarët e kësaj bande kryenin grabitje në banesat e të moshuarve në Athinë, Korinth, Fokidha e Larisa, duke shkaktuar edhe viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb