Raporti me Antonio Conte, fitorja në derbin dhe lidhja me Lautaro Martinez, Romelu Lukaku ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, një bashkëbisedim në Twitter me tifozët: “Këtu ndihem si në shtëpi, ishte përgjigjja e parë ndaj një tifozi të Man.United kur e pyeti se kur do të rikthehet tek “djajtë e kuq”. Kush është sekreti i bashkëpunimit shumë të mirë më Martinez?: Komunikimi, mes ka një feeling shumë të madh, por gjëja më e rëndësishme është se punojmë shumë për ekipin. Çfarë thashë pas golit të tretë në derbi? Mund të kem thënë budallaqe, ka qenë për shkak të adrenalinës”.

Lukaku
Lukaku

Më pas sulmuesi u belg u ndal duke folur për trajnerin Antonio Conte: “Stërvitja tek Inter është si një zonë lufte. Trajneri ynë nuk është një person që bën shaka, nuk i pëlqen kur ne i marrin gjërat lehtë, e admirojë në këtë pikë”. Lukaku është i qartë edhe kur pyetet për momentin e tij më të lumtur me fanellën zikaltër: “Ndeshja kundër Napolit në transfertë sezonin e shkuar. Gjithçka ka shkuar shumë mirë që nga momenti kur kam ardhur në Milano, vetëm se më mungojnë shumë tifozët në stadium”, theksoi sulmuesi i Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: