Është hedhur në Lozanë të Zvicrës shorti për kompeticionin më të ri të UEFA-s, Ligën e Kombeve, ku marrin pjesë të gjithë përfaqësueset europiane.

Liga A

a

Grupi 1

Gjermania

Franca

Hollanda

Grupi 2

Belgjika

Zvicra

Islanda

Grupi 3

Portugali

Itali

Polonia

Grupi 4

Spanja

Angli

Kroacia

Skuadrat ndahen në katër grupe me nga tri ekipe, me fituesit e grupeve që do luajnë në fazat finale të “Nations League” (gjysmëfinale, vendi i tretë dhe finale) në qershor të 2019-ës. Një vend pritës do të përzgjidhet në dhjetor të 2018-ës mes ekipeve finaliste. Katër kombëtaret që do të zënë vendet e fundit në grupet e tyre do të bien në Ligën B për edicionin 2020. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që do të kenë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Liga B

b

Grupi 1

Sllovakia

Ukraina

Republika Çeke

Grupi 2

Rusia

Suedi

Turqi

Grupi 3

Austria

Bosnje Hercekovina

Irlanda Veriut

Grupi 4

Uells

Republika e Irlandës

Danimark

Ekipet ndahen në katër grupe me nga tri skuadra. Për shkak të një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Rusia dhe Ukraina nuk do të mund të binin në të njëjtin grup. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën A, me katër ekipet e fundit që do të bien në Ligën C për edicionin e ardhshëm, që do të zhvillohet në vitin 2020. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që do të kenë pozicionet më të mira në grupet respective, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Liga C

shqiperia

Grupi 1

Skocia

Shqipëria

Izrael

Grupi 2

Hungari

Greqia

Finlanda

Estonia

Grupi 3

Sllovenia

Norvegjia

Bullgaria

Qipro

Grupi 4

Rumania

Serbia

Lituani

Mali i Zi

Skuadrat ndahen në një grup me tri ekipe dhe tri grupe me nga katër skuadra. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike që krijohen në dimër, një grup mund të kishte jo më shumë se dy nga këto skuadra: Norway, Finland, Estonia, Lithuania. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën B, me katër ekipet e vendeve të fundit që do të përfundojnë në Ligën D për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Liga D

d

Grupi 1

Andora

Letonia

Kazakistan

Gjeorgjia

Grupi 2

San Marino

Moldavia

Luksemburg

Bjellorusi

Grupi 3

Kosova

Malta

Ishujt Faroe

Azerbajxhan

Grupi 4

Gjilbratar

Litenshtejn

Armenia

Maqedonia

Skuadrat ndahen në katër grupe me nga katër kombëtare. Për shkak të një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Armenia dhe Azerbajxhani nuk do të mund të ishin në të njëjtin grup. Për shkak të kufizimeve në udhëtim, çdo grup mund të kishte vetëm një nga këto çifte në përbërje: Andorrë dhe Kazakistan, Ishujt Faroe dhe Kazakistan, Gjibraltar dhe Kazakistan, Gjibraltar dhe Azerbajxhan. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën C për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respective, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off” që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës. Në vazhdim, pozicionimi i ekipeve në secilën prej vazove brenda ligave përkatëse është bërë në bazë të koeficientit të ekipeve.

liga-c-liga-e-kombece-470x264

Si funksionon Liga?

Skuadrat luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditet në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020/21.

Faza me grupe:

Java 1: 6–8 shtator 2018
Java 2: 9–11 shtator 2018
Java 3: 11–13 tetor 2018
Java 4: 14–16 tetor 2018
Java 5: 15–17 nëntor 2018
Java 6: 18–20 nëntor 2018
Shorti i fazës finale: dhjetor 2018
Faza Finale: 5-9 qershor 2019
Shorti i “play off”-it i “EURO 2020”: 22 nëntor 2019
“Play off”-i i “EURO 2020”: 26–31 mars 2020

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb