Sot do të luajnë shtatë skuadra shqiptare në arenën ndërkombëtare, më konkretisht në ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Në orën 20:00 do të luhen katër sfida, Partizani e cila ka humbur në takimin e saj të parë me rezultatin 3-0 ndaj Bazelit të Taulant Xhakës, do të provojë që të kualifikohet për më tej, takim që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në orën 20:00, do ta ketë radhën skuadra e Prishtinës e cila do të luajë takimin e saj thjesht për formalitet ndaj Konah’s Kuei Nomads nga ku në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi me rezultatin 4-1.

Në orën 20:00, do të luhet ndeshja Shkëndija-Riga, ku skuadra tetovarë e Ernest Gjokës do të synojë kualifikimin edhe pse në ndeshjen e parë u mposht me rezultatin 2-0.

Në orën 20:00, do të luhet takimi Fejinord-Drita ku skuadra nga Gjilani arriti një barazim historik 0-0 ndaj skuadrës së madhe holandeze, dhe në ndeshjen e kthimit do të synojë pse jo dhe kualifikimin.

Në orën 20:30, e ka radhën skuadra e Laçit e cila do të kërkojë historinë ndaj Krajovës në shtëpinë e këtyre të fundit për tu kualifikuar për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia kërkon përmbysjen e madhe me një kundërshtar si AEL Limasol ku në ndeshjen e parë u mundën me rezultatin 1-0.

Në orën 22:00 do të luhet ndeshja Santa Klara-Shkupi, ku skuadra shqiptare do të kërkojë përmbysjen e rezultatit 3-0 të ndeshjes së parë./panoramasport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb