TIRANË

“Propozova një pr/ligj që ka të bëjë me verifikimin e kandidatëve për deputet nëse kanë qenë ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit” kështu u shpreh për mediat, bashkëkryetarja e Komsionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari.

Hajdari tha se ka ardhur koha të kemi një lustracion të kandidatëve dhe se propozimi është kryer mbi bazën e një modeli polak.

“Mendoj se është hap i mirë, është një propozim që ka ardhur me një model polak. Kemi gjetur një dakordësi, është hap i mirë për të pastruar politikën në ata persona që kanë patur gisht në internime.  Kemi rënë dakord edhe për përdorimin e teknologjisë gjatë procesit, ka disa problematika në mënyrën teknike, palët po punojnë dhe ekspertët do vihen në punë për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme.”  tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb