TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka miratuar marrëveshjen për narkotikët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja është miratua me votat e të gjitha palëve, ndërsa në këtë mbledhje të Komisionit të Ligjeve ka qenë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në fjalën e tij, ministri Tahiri tha se arritja e kësaj marrëveshje është një hap themelor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërsa deputeti demokrat Eduard Halimi tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme, dhe për këtë është intensifikuar bashkëpunimi me partnerët.

Për këtë marrëveshje, Halimi tha se vetëm për asistencë teknike janë investuar 7 mln dollarë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb