TIRANË- Shefja e Departamentit të Letërsisë, Dhurata Shehri e ftuar në rubrikën ‘Opinion’, në studion e lajmeve në News 24 foli për ligjin e arsimit të lartë, i cili sipas saj është me shumë probleme.

Shehri nënvizoi se ky ligj shkel autonominë e Universitetit.

“Projekt ligji i arsimit të lartë është me shumë probleme dhe paqartësi, ai shkel autonominë universitare”, tha ajo.

Sipas shefes së Departamentit të Letërsisë, pranimi i studentëve duhet të bëhet nga universiteti. “Projektligji prek nivelin më të ulët të kualifikuarve, nuk promovon të rinjtë”, tha ajo më tej.

Shehri shton se thelbi i universiteteve është të shkojnë tek kërkimi shkencor.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: