TIRANE– Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për shfuqizimin e disa neneve të ligjit për Forcat e Armatosura. Në kërkesën e tij drejtuar Kushtetueses, Kreu i Shtetit kërkonte:

1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë.
2. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë”.

Pasi ka shqyrtuar dhe pranuar pjesërisht kërkesën e Presidentit Nishani, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e Neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit për Forcat e Armatosura.

Gjykata Kushtetuese vendosi:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë”.
– Rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb