Ndalimi i burkas ka hyrë në fuqi në Danimarkë dhe protesta të shumta priten mbi ligjin e ri. Po ashtu për personat që shkelin në mënyrë të përsëritur këtë ligj do të dënohen deri me 6 muaj burg.
Kufizimet në lidhje me mbulesën islamike u miratuan nga deputetët në muajin maj pas propozimit nga koalicioni i qendrës së djathtë të vendit, i njohur për shtrëngimin e rregullave ndaj emigrimit të jashtëligjshëm vitet e fundit.
Por, meqë ligji hyri sot në fuqi, Danimarka u bë kështu vendi i pestë evropian që ndaloi burkat. Aktivistët po planifikojnë demonstrata , raporton Mail Online.
Ata që e shkelin për herë të parë ligjin rrezikojnë një gjobë 120 euro. Kur kjo vepër përsëritet gjoba mund të 10-fishohet ose të ketë dënim me 6 muaj burg.
Po ashtu, çdokush që detyron një person të mbulohet, mund të gjobitet ose përballet me dy vite burg. Austria, Franca dhe Belgjika kanë ligje të ngjashme.
BalkanWeb