Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme është shoqëruar me debate mes anëtarëve të palëve politike në lidhje me ligjin për ndihmën juridike.

Anëtari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i është drejtuar kreut të komisionit Ulsi Manja duke i thënë se është më mirë që “këtë ligj t’ua çojmë Habilajve për konsultim”.

Nga ana tjetër kreu i komisionit Ulsi Manja i është përgjigjur “mund t’ia çojmë edhe kreut të Bashkisë Mallakastër apo Prokurorit për të mbyllur dosjen”.

Pjesë nga debati

Bylykbashi: “Këtë ligj t’ua çojmë Habilajve për konsultim”.

Manja: “Mund t’ia çojmë edhe kreut të Bashkisë Mallakastër apo Prokurorit për të mbyllur dosjen”.

Bylykbashi: “I garantuat vetes imunitet gjyqësor. Ju bëtë çmos për t’i dhënë ndihmë jurdike personave të lidhur me mafian. Ju i jepni asistencë kriminelëve. Rama e Tahir ii ndajnë me metra kub eurot e krimit dhe drogës me trafikantët.

Manja: “PD e ka vetëm retorikë politike luftën kundër korrusionit dhe dekriminalizimin. Opozita e bashkuar bllokoi ligjin e dekriminalizimit për kreun e Mallakastrës”.

Në këtë moment janë larguar nga mbledhja e komisionit anëtarët e Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI nuk kishte asnjë anëtar të pranishëm.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb