Prej javësh është ngritur shqetësimi në lidhje me përhapjen e Lisë së Majmunit, ndërsa harta e infektimeve rritet çdo ditë.

Nën shqetësimin për raste infektimesh, Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka blerë 1 mijë teste për detektimin e Lisë së majmunëve.

Në kontratën e nënshkruar me kompaninë “Interlab Sh.P.K”, IKShPK ka paguar testet në vlerë prej 6 mijë e 132 euro.

Me këto para, IKShPK do të blejë 20 pako me nga 50 teste, pra gjithsej do të blihen 1 mijë teste.
Sipas dosjes së tenderit, kjo kontratë ka vlerë nga data 10 qershor e deri më 9 korrik.

Në Kosovë, më 4 qershor janë ngritur dyshime për një rast të mundshëm me linë e majmunëve në Kosovë.

Sipas informacioneve zyrtare mostra e marrë nga qytetari i dyshuar me këtë virus është dërguar në një laborator në Holandë për detektim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb