Vetëm një javë pasi shkoi të jetojë në Amerikë në 2013-tën bashkë me bashkëshortin e saj, Lindita Halimi realizoi një nga takimet më të rëndësishme të karrierës.

Ndërsa këndonte në një lokal në “Hollywood Boulevard” një nga këngët e Stevie Wonder, këngëtarja ngeli pa fjalë kur pa artistin e njohur të ngjitej në skenë dhe ta ftonte në një duet. “Kur u ngjit në skenë, fillova të qaja dhe s’po mbaja dot emocionet, nuk po u besoja syve, m’u duk si manekin”, – tregoi këngëtarja për Rudina Magjistarin.

“Më tha: Nëse vazhdon të qash, do iki nga skena. Do ta këndojmë këngën apo jo?”. Dhe kaq ishte. Të dy e kënduan këngën dhe së shpejti do të jenë bashkë në një koncert në Las Vegas. Lindita Halimi do të këndojë këngë të repertorit të saj dhe një këngë bashkë me artistin amerikan. Wonder ishte mrekulluar nga zëri i fuqishëm i Linditës. “Më pyeti çfarë race jam, i thashë ‘jam shqiptare’. Iu duk e pabesueshme, më tha dukesh sikur je mbesa ime”, – vijoi këngëtarja rrëfimin e herës së parë kur takoi këngëtarin.

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: