Nga Aurenc Bebja* Francë – 22 Gusht 2018
“L’Intransigeant” ka botuar, të enjten e 13 shtatorit 1928, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me urimet e Vatikanit për mbretin e ri të shqiptarëve, Ahmet Zogun.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, lideri shqiptar ka organizuar asokohe një takim me krerët e lartë të kishës katolike në Tiranë.
Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të gazetës franceze, të sjellë në shqip.

Sovrani takoi peshkopët
“Tiranë, 12 shtator. – Mbreti Zog I priti dje Kryepeshkopin Della Pietra, delegat apostolik, i cili prezantoi urimet me rastin e aderimit të tij në fron.
U pritën gjithashtu nga mbreti kryepeshkopi i Shkodrës ashtu si dhe peshkopët; Këta personalitete të larta të kishës katolike i paraqitën urimet e tyre mbretit, i cili i falënderoi ata, për shërbimet patriotike dhe kulturore të kryera nga klerikët.”

Burimi: (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb