Organizata botërore që mat lirinë akademike në vendet e gjithë globit, “Academic Freedom Index” ka bërë me dije renditjen për këtë tregues të vendeve në mbarë botën.

Sipas të dhënave për lirinë akademike, Shqipëria renditet përkrah vendeve të tilla si Kolumbia dhe Madagascari.

Vendi ynë renditet në vend të fundit për vitin 2023 në rajon sa i përket treguesve për lirinë akademike me indeksin 0.68.

Akademia2
Akademia2
Akademia3
Akademia3
Akademia4
Akademia4

Greqia ka një indeks të lirisë akademike prej 0.78, po 0.78 e ka treguesin e lirisë akademike edhe Maqedonia e Veriut, Kosova qëndron me treguesin 0.82, Mali i Zi po ashtu ka një indeks prej 0.82 dhe Serbia 0.76.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb