TIRANE

Raporterët pa kufij ka publikuar Indeksin e Lirisë së Medias për 2020 ku Shqipëria renditet e 84-ta në 180 vende të botës.

Referuar vendeve të rajonit, sipas këtij raporti, vendi ynë renditet i treti pas Bosnje dhe Herecegovinës dhe Kosovës.

Për ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati është një rastësi jo dhe aq e mirë fakti që vendet që kanë avancuar më shumë në bisedimet me Bashkimin Evropian kanë më pak liri të medias.

Sipas këtij Indeksi, Serbia dhe Mali i Zi, vende që tashmë kanë nisur procesin e negociatave prej kohësh renditen të fundit në rajon përsa i përket lirisë së medias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb