Në studionin e emisionit “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala në News24, po diskutohet për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga burgu.

Gazetari Xhevahir Zhabina u shpreh se politikanët dhe biznesmenët me pushtet përfitojnë nga drejtësia.

Ndërsa gazetari Enton Abilekaj tha se kur vjen puna te politika, marrin kryeministrin në telefon që do arrestohet sekretarja e përgjegjshme. Këta marrin kryeministrin në telefon.

Pjesë nga diskutimi në debat:

Zhabina: Standardi është i dyfishtë. Politikanët dhe biznesmenët e përfitojnë. Njerëzit që kanë pushtet e kanë më të lehtë të përfitojnë.

Prokuroria mund të hetojë, por në rastin konkret nuk e di se çfarë mund të bëjë. Nuk e di se çfarë mund të presësh nga një Prokurori që nuk qartëson as pozicionin e saj. Në një drejtësi si e jona, padyshim ka probleme. Cilësia e drejtësisë që jepet në rrethe dhe në Tiranë ndryshon. Si në rastin e Tahirit, kemi pasur raste të tjera plot, rasti i zyrtarëve të ARRSH-së, të tre zyrtarët u liruan nga qelia.

Abilekaj: Këta vetëm mashtrojnë. Njerëzit që kanë përjetuar vitin 2016, nuk e pranojnë këtë vendim. Ka një favor për politikanët. Për ata që nuk kanë mbështetje politike, dënohen më rëndë. Kur vjen puna te politika, marrin kryeministrin në telefon që do arrestohet sekretarja e përgjegjshme. Këta marrin kryeministrin në telefon, e tha në miting. Kosto për reformën në drejtësi ka, dhe ky ishte procesi i futjes në xhep i drejtësisë nga Rama. Problemi është kur të ikë Rama dhe të behet drejtësia e re. Populli do ketë alergji nga kjo fjalë.

Zhabina: Çështja e Tahirit nisi dhe përfundoi keq. Akuza ndaj Tahirit, duhet të provonte që ai vetë ka ngarkuar gomonet me drogë. Rikualifikimi që i bëri gjykata duke e dënuar për shpërdorim detyre, solli këtë gjendje sot. Prokuroria i qëndron mendimin se Tahiri duhet dënuar për trafik droge, por dosja është e vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: