Spanja do t’i zhvillojë ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve me disa fytyra të reja në skuadër. Luis de la Fuente ka publikuar listën e grumbullimit, ku këtë herë nuk mungojnë ndryshimet. Në mesin e lojtarëve të përzgjedhur janë dy futbollistë që marrin ftesën, ndërsa dy të tjerë rikthehen pas një periudhe mungese.
Një nga risitë është Josep Martinez. Portieri i Interit është preferuar këtë herë para Leo Romanit, pasi paraqitjet e tij gjatë sezonit kanë bindur stafin teknik të kombëtares.
Në repartin e sulmit, vëmendjen e merr Roberto Fernandez, lojtari i Espanyolit.
Të grumbulluarit e Spanjës:
Portierë: Unai Simón, David Raya, Josep Martínez.
Mbrojtës: Pedro Porro, Pubill, Laporte, Cubarsí, Eric García, Dean Huijsen, Cucurella, Grimaldo.
Mesfushorë: Rodri, Zubimendi, Fabián, Pedri, Merino, Fermín López, Dani Olmo.
Sulmues: Lamine Yamal, Víctor Muñoz, Nico Williams, Álex Baena, Yeremy Pino, Oyarzabal, Ferran Torres, Roberto Fernández.
