Xavi Hernandez i është bashkuar me vonesë skuadrës në turneun amerikan, por sapo ka shkuar atje i është futur menjëherë punës. Trajneri spanjoll ka zhvilluar një takim me stafin e tij për të diskutuar të ardhmen e Frenkie de Jong dhe Memphis Depay.

Xavi do të flasë me dy lojtarët në ditët e ardhshme për të gjetur një zgjidhje. Sipas “Sport”, tekniku ka qenë i qartë edhe për hierarkitë: ai do që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur lojtarët që nuk janë grumbulluar për turneun amerikan.

Bëhet fjalë për pesë lojtarë: Martin Braithwaite, Samuel Umtiti, Oscar Mingueza, Riqui Puig dhe Neto, që kanë qëndruar në Barcelonë. Pas asnjë ofertë konkrete për asnjërin nga ata, pasi Neto refuzoi Celta Vigo-n, duket pak e vështirë që të pestë të jenë larguar kur Barça të kthehet në Spanjë pas 11 ditësh.

Megjithatë, Xavi ka këmbëngulur se nuk do t’i shohë më aty kur të kthehet për të shmangur edhe një mbipopullim në seancat stërvitore. Klubi mund të marrë në konsideratë edhe prishjen e kontratave me Umtit dhe Braithwaite, nëse nuk do të arrijë t’i shesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb