Të shumta janë problematikat që qytetarët shprehin lidhur me pjesëmarrjen e tyre në protestën kundër kryeministrit Edi Rama.

Qytetarja akuzon qeverinë për keqqeverisje, ndërsa shqiptarët nuk i është krijuar asnjë mundësi për të pasur një jetë dinjitoze, me të drejta të merituara, ndërsa thekson se politikanët jetojnë një jetë luksi.

“Fakti që ne çdo ditë ndihemi të braktisur, nuk shikojmë që kemi përkrahje si qytetarët e këtij vendi, e kemi për detyrë të dalim në protestë. Të hipësh në autobus, duhet të presësh e të ngjeshësh. Arsimi? Infrastruktura nuk është e mirë, stafi nuk është i mirë. Nëpër spitale është e njëjta gjë. Shikojmë diferencë mes jetëve të qytetarëve dhe politikanëve.  Këto janë vështirësitë që ne përballemi. Shikon që ndërtohen kulla por e ke të pamundur të blesh një shtëpi. Me çmimet që janë, janë shumë të larta, më është dashur që të shkoj diku larg qendrave që mos të paguaj shumë.”, tha ajo.

E ndalur tek 4 mln euro që qeveria ka dhënë për koncertin e Kaney West, protestuesja e cilësoi si ulëritëse dhe përçmim ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Është ulëritëse dhe përçmuese ndaj qytetarëve, çdo gjë tjetër mund të ishte bërë me 4 mln euro në Shqipëri. Për të mbushur koncertin po dhuroheshin bileta për nxënës dhe kjo është skandaloze. Çmimi i biletës për teatrin ku çoj vajzën është trefishuar”, tha mes të tjerash ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb