Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka folur në një konferencë për mediat për vendimin e gjykatës për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet e tij. Ai tha se do ketë ankimim të vendimit dhe kallëzim penal ndaj gjyqtarit.

Alibeaj foli dhe për takimin me Berishën, duke e cilësuar dhënien e dorës si një shenjë e fisnikërisë.

“Ajo se çka ka ndodhur sot, një vendim i cili nuk bazohet në asnjë nga dokumentet reale që kjo parti ka depozituar në Gjykatën e Tiranës.

Kallëzim penal për shpërdorim detyre për gjyqtarin në fjalë dhe së dyti ankim ndaj këtij vendimi të paligjshëm në kufijtë e një skandali.

Backgroundi im si jurist kupton një gjë të thjeshtë, ai vendim nuk është i formës së prerë. Do paraqitet ankim dhe do jetë gjykata që do vendosë në aspektin juridik. Juristët e kanë këtë huq profesional që të presin deri sa gjykata të flasë.

Lidhur nga ajo që u komunikua dhe nga personi i ulur këtu përpara, iu dhashë dorën njerëzve që erdhën në selinë e PD, si një shenjë e fisnikërisë që kushdo që vjen në këtë parti, dyert e së cilës janë të hapur t’i japim dorën”, tha Alibeaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb