Argjentina fiton, bind, dhuron lojë dhe spektakël, e në fund siguron një biletë për në finalen e Botërorit. 3-0 ndaj Kroacisë, rival ky që deri më sot u kishte hapur punë shumë skuadrave.

Goli i parë do vinte prej një nga futbollistëve më të mirë në botë. Lionel Messi merr përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe tregohet i saktë në minutën e 34-të.

Kundërsulmi vrasës brenda pjesës së parë nga kombëtarja e Albiceleste përfundon me gol nga ylli i Cityt, Alvarez.

Në pjesën e dytë, gjërat do ishin akoma më të thjeshta, pasi sërish Alvarez do vuloste një herë e mirë fatet e këtij takimi. Asist i njeriut të magjishëm, Messi.

Argjentina shkon kështu në finale, ku do presë të mësojë se kush do jetë rivali, Franca apo Maroku?

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: