Prej 71 ditësh protesta nuk ka të ndalur. Edhe ditën e sotme qytetarët protestuan kundër kryeministrit Edi Rama duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Qëndresë, rezistencë kanë treguar në këto 71 ditë të revoltës. Qytetarët janë shprehur se revolta do të vazhdojë dhe kryeministri Edi Rama duhet të largohet, pasi vendi është i zhytur në korrupsion, dhe e akuzojnë për vjedhje.
“Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”.
Gjithashtu ata kanë paralajmëruar se protestës do t’i bashkohet Diaspora më 14, 15 dhe 16.
