TIRANE

Për 23 ditë me radhë banorët e Unazës së Re protestojnë dhe në shenjë kundërshtie për shembjen e banesave të tyre, kanë bllokuar edhe sot rrugën. Me thirrje kundër qeverisë, ‘Qeverie e korruptuar’ banorët kanë kërkuar dëmshpërblim 100 % për banesat e tyre.

“Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, dëgjohen në kor të gjithë banorët, ndërsa lëshojnë edhe thirrje në mbështetje të 18-vjeçarit Daniel Drobaj, i cili u la sot në burg për plagosjen e polices Ina Nuka.

“O Daniel, o hero, gjithë unaza ty të do”, brohorasin protestuesit. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalklanWeb’ se protesta u shoqërua me tensione, pasi një drejtues mjeti ka tentuar që të konfrontohet me protestuesit. Ndërkohë, situata më pas është qetësuar.

Një prej protestuesve po ashtu i ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone që të mos bien pre e mashtrimeve nga ARRSH dhe mos t’i pranojnë përfaqësues të këtij institucioni në banesën e tyre. Sakaq, në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe dy deputetë të PD-së Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: