Një numër i lartë protestuesish janë bërë bashkë në protestën mbarëkombëtare në Tiranë. Shqiptarët njëzëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Udhëtimi ka qenë sfidë. Por motivi për t’ju bashkuar qendrëstareve në rrëzimin e Edi Ramës. Ne përpara se të vijmë të sheshi bëmë ndalesën te rajoni 3, i bëmë thirrje Ramës dhe ministrit të Brendshëm të lirojë të protestuesit. Kjo qeveri e krimi në mënyrë flagrantë ka dhunuar artikullin 11, 10 dhe 3 të konventës Europianë të të Drejtave të Njeriut.
Ky e urren fjalën e lirë. Ato të burgosur politik kemi informacione që janë dhunuar.
Rama dhe klika e tij kanë dhunuar artikuj të Konventës Evropianë të të Drejtave të Njeriut”, tha mes të tjerash ai.
