Rolando Maran publikoi listën e tij të parë si trajneri i ekipit përfaqësues, ku nuk munguan emrat risi si Luis Hasa dhe Pano Qirko, por kishte edhe rikthemi si Seferi, Cristian Shpendi dhe dy portierët, Alen Sherri dhe Simon Simone. Ajo që bie në sy ishte mungesa e emrave me peshë si Eresnt Muçi, Rey Manaj dhe Thomas Strakosha, të dëmtuar. Në vigjilje të dy testeve miqësore kundër Izraelit dhe Luksemburgut, Rolando Maran foli në konferencë për shtyp duke shpjeguar zgjedhjet e bëra dhe se çfarë pret nga dy testet miqësore:
“Do kisha dashur të ishte pak më e gjatë kjo listë. Kam dëshirë të shoh gjithë lojtarët dhe cilët janë më funksionalë për t’ju përshtatur ndeshjeve. Janë fondamentale për përgatitjen e ekipit dhe në vazhdim. Ka qenë e vështirë, por i jam referuar listës së madhe që ishte krijuar. Kam punuar për të kuptuar më mirë si është gjendja e lojtarëve. Një pjesë prej tyre, nëse janë mirë në kushte fizike dhe si po i shkon dëmtimi. Mund të përmend të dëmtuarit. Strakosha me të cilin kam komunikuar në telefon dhe po vijon rikuperimin aty ku ndodhet. Kemi pasur komunikim dhe jemi takuar me Dajsinanin, Muçin, Manajn dhe Gripshin, që kanë qenë këtu. Na kanë vizituar dhe kanë bërë vlerësimet e duhura në klinikën tonë. Është e rëndësishme të punohet në këtë aspekt për të marrë maksimumin nga këto lojtarë. Do të jenë shumë të rëndësishme.
Gjej rastin për të përshëndetur Edgar Çanin. Gjatë punës sime ka rastisur që lojtarët kanë shënuar rekord golash gjatë sezonit. Kur skuadra ndërton shumë, do të thotë që ndihmon sulmin të shënojë. Nëse shënon, dhe rezultatet janë të favorshme. Kjo gjë mund të ndihmojë Armando Brojën, por edhe lojtarët e tjerë, sulmuesit e tjerë. Në një kombëtare sa më shumë të punohet në grup dhe të merren rezultate nëpërmjet golave. Jam i bindur që me punën në fushë do ndihmojmë skuadrën që të arrijë te goli. Pas golit vijnë edhe rezultatet”.
Mungesa e Balliut? Fola me të 3-4 ditë më parë, ishte i sinqertë dhe më pëlqeu. Mori kohë të mendohej sepse ai nuk e di nëse do të vazhdojë aventurën me Kombëtaren. Më kërkoi kohë dhe m’u duk e drejtë që një lojtari të tillë t’i jepja kohë, një lojtar që ka luajtur shumë dhe ka nevojë të kuptojë nëse do të vazhdojë me ekipin kombëtar, vetëm kaq.
Eksperimentet apo rezultati? Jemi të gjithë të uritur dhe me dëshirë për të bërë rezultat se të fitosh të ndihmon të fitosh. Por duke patur pak kohë, ishte e vështirë të dilja jashtë listës së pritshme të gatshme. Mora këtë parasysh dhe të vazhdimësinë, të kuptoj çfarë është e mirë nga një bllok që ka bërë mirë deri pak ndeshje më parë, dhe të kuptoj se çfarë mund të shërbejnë nga këtu në vijim për të aplikuar futbollin tim e përmirësuar rezultatet e kësaj Kombëtareje. Konsideratat janë këto, dëshira është gjithmonë, janë tifozët që duan të shohin ekipin të luajë e fitojë, se duke fituar argëtohesh më shumë. Kur bën shumë eksperimente gjithmonë, nuk të bën të rritesh. Do mundohemi t’i bëjmë të dy gjërat, mendoj se janë premisat për të bërë mirë. Janë ndeshje delikate, jo për kundërshtarin, por sepse vijnë në fund të sezonit që ka qenë i vështirë për shumëkënd. Do kërkoj sakrificë, por kam parë që ka gatishmëri për të bërë ndeshjet e fundit të bindur dhe për mua ky është një fillim i mirë. Pastaj do të vijë gjithçka, që do të mundohemi të ndërthurim e shohim. Por do ta bëj kur të kem një kuadër më të qartë. Sapo të mbarojnë ndeshjet, do shkoj të shoh U21, se edhe ndaj asaj duhet vëmendje. Shumë lojtarë të U21 i kam parë dhe i njoh, por kam këtë fat që sapo të mbarojnë dy ndeshjet, do shoh U21 dhe ky do jetë hapi i parë për të arritur aty për të cilën flitnim më parë.
Nuk do të ketë rregull të tillë. Mendoj që do bëja gabim. Secili rast është indivial. Duhet parë çfarë i shërben më mirë kombëtares. Forma ka rëndësi dhe merr vlerë në raste të caktuara. Ka diferencë mes lojtarit që luan në liga më superiore, por nuk ka shumë minuta në krahasim me një lojtar që luan ndoshta në ligën e tretë. Dhe sigurisht që ka më pak shanse një lojtar në ligën e tretë. Nëse ky lojtar ka shumë më tepër minuta se një tjetër, sigurisht që këto ndryshojnë. Duhet të jem objektiv në zgjedhjet që do bëjmë. Nuk ndihmon skuadrën kur lojtarët nuk kanë shumë minuta. Nuk mund të përcaktoj disa rregulla strikte në këtë momente.
Qëllimi është të kemi mbrojtje me 4 lojtarë dhe sigurisht duke përdorur 3 lojtarë më ofensive. Duhet të provohet dhe verifikohet në momentin që do kem lojtarët këtu. Nuk dua t’i paraprihem ndoshta një zgjedhje që mund të bëjë bllof në moment të caktuar. Dua të jem i sinqertë. Të shoh lojtarët dhe pastaj të vendos për modulin.
Nuk do të ishte e drejtë që të thoja emra. Duhet të jetë e qartë që të gjithë kanë mundësinë për të pasur qasje te kombëtarja. Dhe sigurisht që të për ta të jetë motivacion. Për këtë nuk mund të them emra specifik.
