Qëndresa qytetare në këtë ditë të 22-të të revoltës ka vijuar me marshimin masiv në akset kryesore të Tiranës. Pasi u larguan nga godina e Kryeministrisë, mijëra protestuesit kanë përshkuar rrugët e kryeqytetit dhe tashmë kanë mbërritur në afërsi të qendrës.
Nën një atmosferë të ndezur, me thirrje të fuqishme e unanime si “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, turma kilometrike ka rrethuar zonën qendrore duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.
Qytetarët shprehen të vendosur për të mos u zmbrapsur, ndërsa thirrjet e tyre kundër qeverisë po dëgjohen në çdo cep të sheshit qendror.
